Liderët opozitarë të mbledhur në një takim në selinë e Nismës për Kosovën kanë bërë të ditur se më 9 janar do të mbajnë një protestë gjithëpopullore në Prishtinë.
Opozitarët kanë komentuar edhe për arrestimet e djeshme ku sipas tyre as këto veprime të pushtetit nuk do t’i ndalojnë në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se burgosjet nuk do t’i ndalojnë realizimin e opozitës për anulimin e marrëveshjeve dhe kthimin e normalitetit në vend. Kjo situatë sipas Limajt është rrënim i shtetit.
Ndërsa lideri i AAK-së Ramush
Haradinaj përsëriti se
opozita e bashkuar do të vazhdojë që të kundërshtojë marrëveshjet e dëmshme.
"Insistimi jonë do të jetë i qëndrueshëm", tha
Haradinaj.
Ai bëri të ditur se nesër do të ketë manifestim në Pejë, të enjten në Malishevë dhe të shtunën në Prizren. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2015,
ora 14:47