Opozita: Protesta e 14 majit paqësore
Strukturat drejtuese të AAK-së dhe të Nisma, në një takim pune kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike.

Janë dakorduar që protesta e 14 majit të jetë protestë civile dhe paqësore dhe manifestim i fuqishëm i pakënaqësisë qytetare me qeverisjen e vendit dhe me marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Poashtu janë krijuar grupet përbashkëta punuese që do të merren me harmonizimin e një platforme të përbashkët politike dhe programore, e cila do të jetë ofertë e përbashkët e bllokut opozitarë, për qytetarët e Kosovës.

Takimi është drejtuar nga kryetarët e të dy partive respektive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2016, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori