Pamja që tronditi botën, kjo dorë në Bucha është e Irinës (FOTO LAJM)

Ëndrrat, buzëqeshjet dhe jetët u zhytën nga barbaria në qytetin martir të Ukrainës, Bucha. Qyteti që në 24 orët e fundit ka shkaktuar një valë protestash globale me pamje dramatike të civilëve të vdekur në rrugë. Mund të quhet një qytet fantazmë ose një varrezë e madhe, por e sigurt është se ajo që u shpalos në Bucha i bën analistët të flasin për një “ndryshues të lojës” ose thjesht një pikë kthese pasi Perëndimi ka marrë masa edhe më drastike kundër Kremlinit.

Në këtë ferr, historitë e njerëzve të humbur për shkak të agresionit rus, nuk vijnë thjesht për t’u shtuar në një listë të zezë. Secila prej qindra jetëve të humbura të civilëve në Bucha është e rëndësishme.

Mediat e huaja kanë sjellë historinë trishtuese, të kësaj dorë ka bërë xhiron e botës. Imazhi që ka prekur zemrat e të gjithë shfaq dorën e Irinës. Ajo ishte një nënë që vitet e fundit guxoi të shprehej hapur dhe të ndiqte ëndrrat e saj.

Në imazhin që qarkullon dhe konfirmon vdekjen e saj, shihet dora e saj. E nxirë, e lënë në tokë. Irina po bënte betejën e saj për të pasur një pamje të rregulluar përpara se gjithçka të zhdukej. Kohët e fundit ajo ka ndjekur kurse bukurie.

Mësoi si të kujdesej për thonjtë e vajzave dhe grave që në të ardhmen të kishte pavarësi financiare. Mësimi i fundit që mori pjesë ishte më 23 shkurt. Ajo ishte e gëzuar pa masë në mësime sepse ishte hera e parë, sipas mësueses së saj Anastasia, që kishte kozmetikën e saj.

“Sa herë që merrte një punë ishte më e emocionuar se kushdo, më mbante dorën dhe më thoshte: ‘Dashuria ime, në këtë moshë e kuptoj që duhet ta dua veten dhe të jetoj për veten time. Më në fund do të jetoj ashtu siç dua. Jeto si të duash, jo për burrin tënd por për ty”, ka shkruar Anastasia e cila i mësoi kujdesin. Irina la pas një vajzë. Historia e saj është mes qindra historive tragjike të njerëzve, viktima të interesave.

Presidenti ukrainas, në një mesazh drejtuar Kombeve të Bashkuara, shprehu tmerrin për armiqësitë ruse, duke folur për veprimet që të kujtojnë metodat e Shtetit Islamik, krimet e luftës siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore.

Hetimi paraprak për krimet e luftës në tokën ukrainase ka filluar, me padurim pritet përgjigja e re e Perëndimit ndaj mizorive ruse.