Opozita "kundërshton" Projektligjin për Trepçën
Partitë opozitare, përveçse kanë kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, tashmë duket se kanë pakënaqësi edhe me Projektligjin për "Trepçën", të cilin Qeveria e ka proceduar për në Kuvend të mërkurën.

Pavarësisht këtyre vërejtjeve, opozita e quan të domosdoshëm riaktivizimin e "Trepçës" i cili rrezikon falimentimin.

Mirëpo, opozitarët kanë kritikuar Qeverinë për lënien jashtë këtij procesi Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Visar Ymeri, ka thënë se në hartimin e Projektligjit për "Trepçën", Kuvendi nuk ka marrë pjesë në vendimmarrje.

"Mendoj që kjo është e papranueshme, natyrisht që Kuvendi do të duhej të jepte vendime e veta siç i ka këto të drejta të garantuara karshi ndërmarrjeve të tjera publike", ka thënë Ymeri. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori