Opozita kundër një ndërmjetësuesi ndërkombëtar
Një ndërmjetësim i mundshëm ndërkombëtar për tejkalimin e krizës politike në Kosovë konsiderohet i panevojshëm nga partitë opozitare dhe analistët kosovarë.

Në Qeverinë e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë ndonjë ide të qartë për këtë, por çdo përpjekje për shtensionimin e situatës, sipas mazhorancës, është e mirëseardhur.

Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi gazeta austriake “Der Standart” e ka përmendur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues në krizën politike në Kosovë.

Por, Ambasada suedeze në Prishtinë e ka mohuar të ketë ndonjë njohuri për ardhjen e diplomatit Bildt. “Nuk kam asnjë informacion të tillë rreth kësaj çështjeje”, i ka thënë gazetës “Zëri” Henrik Nilson, drejtuesi i Ambasadës së Suedisë në Kosovë.

Një ndër emrat tjerë që është përmendur nga gazeta austriake është edhe presidenti, Marti Ahtisaari. Gazeta “Zëri” ka provuar të kontaktojë me presidentin Ahtisaari, por një gjë e tillë gjatë ditës së djeshme ka qenë e pamundur.

“Der Standart” arsyeton ardhjen e një ndërmjetësuesi me faktin se besimi i kosovarëve është zbehur dhe se përballë krizës politike, që po dominohet nga gazi lotsjellës, vezët dhe spreji, thirrjet për një ndërmjetësues po bëhen gjithnjë e më të zëshme. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori