Opozita kritikon mungesën e ministrave në Kuvend
Deputetët e Vetëvendosjes të cilët janë rikthyer në Parlament, ka ngjallë reagime të shumta për mungesën e ministrave. Ata kanë thënë se mungesa e kabinetit qeveritar tregon papërgjegjësinë e kësaj Qeverie.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se sa serioze dhe sa e përgjegjshme është Qeveria shihen nga karriget e zbrazura në të cilat duhet të jenë ministrat qeveritar.

"Kjo Qeveri nuk po e di që Kosova është Republikë parlamentare dhe jo qeveritare. Na bëjnë thirrje që të kthehen në Kuvend ku janë tash ata të japin llogari para deputetëve. Regjistrimi i popullsisë nuk u bë në tërë Kosovën Qeveria u dorëzua para Beogradit. Pyetje pse u propozua ky projektligj sepse në asnjë vend të pavarur nuk ekzistojnë dy ligje për të njëjtën çështje", tha Haxhiu. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori