Këto zona në Tiranë do të mbesin nesër pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme në Tiranë si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike do të ketë shkëputje të energjisë elektrike.

Pritet që shkëputje të ketë gjatë fashës orare 09:00-16:00 përkatësisht në Rrugën “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.

Njoftimi i plotë i OSHEE:
Përshëndetje / Njoftim për abonentët #Tiranë / Stakim, 7 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.


Shtuar 6.07.2021 18:47