Opozita heq mbulojat mbi pikturat me motive kombëtare në Kuvendin e Kosovës (FOTO LAJM)

Dy piktura që gjendeshin të mbuluara në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare, janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare.

Ato janë zbuluar nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli, ndërsa janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.

Pikturat që tregojnë momentet historike të popullit shqiptar ishin vendosur nëpër ambientet e Kuvendit, në kohën kur kryetar i saj ishte Nexhat Daci.

Këto pikturat u mbuluan për shkak të ankesës së parashtruar nga deputetët e minoritetit serb, të cilët pretendonin se këto piktura paraqesin vetëm historinë e popullit shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori