Opozita braktis seancën
LDK-ja ka braktisur seancën që po zhvillohej sot në Kuvend. Arsyeja e largimit të saj nga seanca ishte projektligji për tregun e naftës dhe produkteve të saj në Kosovë.

Në fillim të kësaj pike, deputetja Teuta Sahatçiu tha se projektligji cenon konkurrencën e lirë të tregut, prandaj kërkoi që me anë të mocionit ligji t`i kthehet Qeverisë.

Kërkesa u mbështet nga partitë tjera opozitare, por kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se ligji, me mocion, mund të shtyhet për një ditë tjetër por jo të tërhiqet, transmeton RTK.

Pas LDK-së, seancën e kanë braktisur edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe të AAK-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori