Opozita braktis mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
Opozita ka lënë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi mazhoranca nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për futje në rend dite në seancën e radhës çështjen e peticionit të qytetarëve për ngritjen e çmimit të energjisë.

Opozita është shprehur se ky është një veprim që tregon se partitë në pushtet nuk janë të interesuar për qytetarët, pasi kjo ngritje nuk i prekë ata por qytetarët e thjeshtë, për këtë ato i bëjnë thirrje Komisionit përkatës që ta shqyrtoj këtë çështje në mënyrë urgjente dhe ta diskutojnë në seancën e ardhshme plenare që do të mbahet të enjten.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deklaroi se është rënë dakord që të ketë seancë të enjten, por nuk kishte konsensus për disa çështje të cilat do të diskutohen. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori