Opozita bojkoton pritjen për Ditën e Pavarësisë te Jahjaga dhe Mustafa
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë organizuar pritjen zyrtare në hotel “Emerald” në Prishtinë.

Jahjaga dhe Mustafa kanë hapur pritjen me një fjalim ku u theksuan shkurtimisht arritjet dhe ngecjet e vendit 8 vjet më pas.

Megjithatë fjalimet e tyre i kanë dëgjuar vetëm qeveritarët, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, një pjesë e shoqërisë civile e gazetarë, raporton KTV.

Opozita i ka bërë bojkot këtij organizimi të thirrur nga Jahjaga dhe askush nga pjesëtarët e as deputetët e saj s’i janë bashkëngjitur këtij tubimi.

dërkohë shumë prej opozitarëve janë parë kohëve të fundit nëpër komuna të ndryshme duke mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2016, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori