Opozita "armatoset" kundër Asociacionit dhe Demarkacionit
Partitë opozitare të Kovovës kanë paralajmëruar rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimin e AsociacionitKomunave me Shumicë Serbe.

Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet gazi lotsjellës, shkruan sot gazeta "Zëri".

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën "Zëri" se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin.

"Ne e kemi obligim ligjor themelimin e AsociacionitKomunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese", ka thënë Gecaj.

Ai ka shtuar se shpreson se "opozita nuk do t'i kthehet metodave primitive të politikëbërjes". /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori