Opinionisti me informacion top-sekret, ja kur ngriten aktakuzat nga Specialja
Pëlqej
Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, parashikon mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Opinionisti Nexhat Haziri, konsideron se nga përvoja e mëparshme kur janë vrarë e kërcënuar dëshmitarët, kësaj radhë sikur janë nxjerrë mësime të mira.

“Nga ajo që unë kam informacione Gjykata Speciale ka një program të mirë sa i përket trajtimit dhe sigurimit të dëshmitarëve dhe sigurinë e plotë se të gjithë dëshmitarët relevant që kanë dëshmuar për Gjykatën Speciale në rastet e caktuar janë të siguruar dhe janë vendosur në shtet e sigurta të BE-së. Ndërsa, sa i përket aktakuzave ato priten të ngritën në janarin e vitit 2019, apo më së largu në mars të këtij viti dhe do të jenë aktakuza të profilit të lartë”, ka thënë analisti politik Nexhat Haziri.

Ai nuk pret ndonjë destabilizim të gjendjes në Kosovë me rastin e ngritjes së këtyre aktakuzave, për arsyen se tashmë të gjithë qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm se drejtësia duhet të ndodhë në këtë vend.
Shtuar më 09/11/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori