Oliver Ivanoviq frikësohet nga Vetëvendosje
I ashtuquajtur sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se Lëvizja "Vetëvendosje" do të përpiqet përsëri të organizojë protestë, sepse në këtë mënyrë fitojnë famë duke treguar se janë konsekuent, se i zgjidhin shpejtë punët dhe se e marrin situatën në dorë.

Ai ka thënë se sipas programit të kësaj lëvizjeje, "të gjithë fajin e ka Serbia, komuniteti ndërkombëtar është i padëshirueshëm, ndërsa se në Kosovë janë rreth 300 mijë të papunë”. Sipas tij, kjo është arsye pse rritet popullariteti i Vetëvendosjes.

Në një intervistë për televizionin Pink, Ivanovic ka thënë se partia e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka fraksione prej 3-4 deputetë të cilët nuk mund t’i kontrollojë.

“Dallimi mes tyre po thellohet dhe ata kanë tendenca të mbështesin lëvizje ekstremiste. Ky grup mendon se pushteti duhet të bie, ndërsa pozicioni antiserb i motivon njerëzit” , raporton Telegrafi.


Kur është fjala për referendumin e serbëve në veri të Kosovës, Ivanovic ka thënë se për këtë ka pikëpamje negative nga të gjithë.

“ Shumica e shqiptarëve mendojnë se referendumi mund të prodhojë pasoja juridike, por kjo përdoret për të inkurajuar ndjenjën antiserbe, sepse shumë shqiptarë ndjejnë frikë nga pushtim serb dhe nga dëbimi”.
Shtuar më 16/01/2012, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori