PDIU braktis Edi Ramën
OJQ-të alarmojnë për gjendjen në UP
Pëlqej
Përzgjedhja e stafit akademik në baza partiake, klanore e familjare, avancimet e pamerituara, mungesa e profesorëve në ligjërata dhe “biznesi” me përgatitjen e temës së diplomës, janë vetëm disa nga problemet dhe dobësitë e UniversitetitPrishtinës “Hasan Prishtina”, të konstatuara nga organizatat joqeveritare.

Gjetjet janë identifikuar në raportin “Gjendja në UP”, i cili është publikuar të mërkurën në tryezën e organizuar nga “Forum 2015” i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), shkruan Koha Ditore.

Në këtë tryezë, disa organizata që janë pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) kanë prezantuar raportet e tyre veç e veç që lidhen direkt me problemet në Universitetin e Prishtinës. Përfaqësues të këtij koalicioni e kanë quajtur të rëndë gjendjen në UP.

Në tryezë kanë qenë të ftuar edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, dhe rektori i UniversitetitPrishtinës, Marjan Dema, por se sipas organizatorëve në momentin e fundit e kanë lajmëruar për mospjesëmarrjen e tyre.
Shtuar më 23/11/2017, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori