Benzi “në fluturim” përplaset me shtyllën e përfundon në murin rrethues

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec-Drilon.

Mësohet se mjeti tip “Benz”, i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e ngjarjes është plagosur drejtuesi i mjetit, për gjendjen e të cilit nuk ka ende të dhëna.

Raportohet se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë që po vijojnë hetimet.


Shtuar 18.09.2020 21:25