Oficerët serbë akuzohen për krime lufte, torturuan etnikë joserbë
Pëlqej
Policët serbë, Vujicic, Maksimovic, Tepic, Dragoslav Bojic, Radojko Keverovic, Rade Skoric dhe Ilija Kurusic akuzohen për krime lufte, pasi dyshohet se në vitin 1992 kanë rrahur e keqtrajtuar të burgosur në Kotorr Varosh.

Ata akuzohen se kanë kryer tortura ç'njerëzore mbi persona të dënuar me etni joserbe.

“Ne jemi sjellë në një dhomë në të djathtë të ndërtesës. Numri i të paraburgosurve sa rritej. Në anën e majtë kishte një dhomë për gardianë dhe i njihja që të gjithë,” ka thënë dëshmitari i rastit në gjyqin kundër policëve, raporton BIRN.

Ky dëshmitar ka rrëfyer sesi oficerët serbë ushtronin dhunë ç'njerëzore, duke rrahur dhe thyer hundët e të burgosurve, kryesisht kroatë, boshnjakë e shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori