Ofertë për Ministrin Hamza që të dalë kundër Haradinajt
Bedri Hamza
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka ftuar ministrin e financave Bedri Hamza të mos e nënshkruajë vendimin për rritje të pagave i cili ka shkaktuar reagim kritik në Kosovë.

“Vendimi për rritje të pagave nga ana a qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ftoj ministrin Hamza të mos e nënshkruaj këtë vendim pasi që ky vendim do të dëmtojë shumë Kosovën”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij vendimi për rritje enorme të pagave për një pjesë të zyrtarëve shtetëror do të dëmtojë edhe më shumë sektorin privat, i cili në kohët e fundit po ndeshet me shumë probleme të mëdha sa i përket gjetjes së fuqisë punëtore, pasi që shumë të rinjë ëndërrojnë të punësohen në administratë publike.

“Vendimj për rritje të pagave e dëmton Kosovën, në aspektin ekonomik, social, integrues, e më veçanti në aspektin psikologjik e demotivues për të rinjtë”, theksoi Gërxhaliu.
Shtuar më 13/06/2018, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori