E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Ofendohet gjykatësja gjatë seancës së Ivanovicit (VIDEO)
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u zhvillua seanca gjyqësore e ku u mor vendimi për liderin e Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanovic, në momentet që po lexohej aktgjykimi nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roxana Comsa, ka pasur shumë reagime dhe zhurmë që pengonin mbarëvajtjen e seancës.

Gjithashtu, gjatë kohës që po lexohej arsyetimi i vendimit në publik, u dëgjua një qeshje, që nxiti gjykatësen të kërkojë përjashtimin e personit në fjalë nga seanca.

"Ju lutem për qetësi dhe kujt nuk i pëlqen të qëndrojë këtu, le të dalë jashtë. Ka kaluar koha kur vendimet merreshin në publik e jo në Gjykata", tha gjyqtarja gjatë seancës.

Personi nga publiku i cilit iu kërkua të dilte jashtë, doli, por gjatë kohës që po dilte ai ofendoi në gjuhën angleze, duke iu drejtuar me "Fuck you" gjykatëses. /Albeu.com/
Shtuar më 21/01/2016, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori