OEAK shpreh shqetësimin për shkelje në prokurimet publike
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj për shkeljetprokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, e cila sipas tyre jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit.


"Shqetësimet e Odës Amerikane por edhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi konsistojnë në mënyrën e vlerësimit të ofertave tenderuese, të bazuar kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe dhënien e tenderëve për operatorët ekonomikisht më të favorshëm", thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat.

"Oda Amerikane dëshiron të theksojë se shkeljetprokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit e cila i obligon institucionet që të sigurojnë një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si dhe të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme", thekson Oda Amerikane.

Shkeljetprokurimin publik rezultojnë nga mënyra se si përpilohen specifikacionet teknike, të cilat në shumicën e rasteve përcaktojnë paraprakisht fituesin e tenderit, nënvizon Oda Ekonomike Amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori