Odalloviç: Komandantët e UÇK le të frikësohen nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale është çështje e dhimbshme për shqiptarët, sepse kjo do të jetë hera e parë që përballet me një gjykatë ndërkombëtare për të gjykuar krimet kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Këtë e ka thënë kryetari i Komisionit qeveritar të Serbisë për persona të zhdukur Velko Odalloviç, në radio KIM në Çagllavicë

Ai tha se shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk gjykohen institucionet e Kosovës por përgjegjësit për krimet që kanë kryer ndaj 3500 njerëzve.

Gjatë luftës në Kosovë kanë qenë pesë zona të përgjegjësisë ku kanë operuar pjesëtarët e UCK-së. Odalloviç pret qëe gjykata Speciale të merret edhe me përgjegjësitë komanduese.

“Le të brengosen komandantët e UÇK-së ashtu siç kanë marrë përgjegjësi edhe përgjegjësit e ushtrisë dhe policisë serbe. Le të mendojnë për pasojat. Për këtë tek ata është prezent frika, sepse këta njerëz nuk e kanë mbytur veten, nuk kanë shëtitur duke mbjellë lule dhe dredhëza dhe pastaj të jenë zhdukur. Për fat të keq ata janë rrëmbyer”, ka thënë Odalloviç. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori