Oda amerikane kundërshton Komandant Fytyrën
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës, i njohur ndryshe si ‘Ftyra’, në pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

“Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e udhëheqësisë së re të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në kundërshtim me rekomandimin i cili ka pasuar një proces transparent dhe meritokratik të rekrutimit”, thuhet në reagimin e Odës Amerikane.

Sipas kësaj komunikate nga OEA, Kosova vazhdon të ballafaqohet me emërime në pozitë udhëheqëse publike që nuk e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me faktin se deputetët e Kuvendit mbështetën vendimin e tyre në nepotizëm në vend të profesionalizmit, kështu që u bënë thirrje atyre që të vlerësojnë meritokracinë në vend të lidhjeve politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Përveç Odës ekonomike Amerikane, fuqishëm kane reaguar edhe ndërkombëtarët. Ambasadori i Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë janë deklaruar kundër emërimit pa meritë të Shalës siç e kanë cilësuar ata.


Shtuar më 08/03/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori