O'Connell ka një kërkesë për vrasjen e Ivanoviçit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O'Connell, tre muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, politikanit serb në veri të Mitrovicës, ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet në tërësi.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm kjo vrasje, por të gjitha vrasjet e tjera të hetohen tërësisht dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në tre mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë vendosur grafite në mure.

Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O'Connell:

Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanoviç.
Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.


Shtuar më 16/04/2018, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori