O'Connell i bindur që Franca do e trajtojë drejtë çështjen e Haradinajt
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, ka thënë se beson që Franca do e gjykojë drejtë çështjen e Haradinajt.

"Jam i bindur që shteti i Francës do ta trajtojë në mënyrë të drejtë", ka thënë ambasadori.

O'Connell ka thënë se Franca ndjek procese të njejta ligjore si për Haradinajn ashtu edhe për gjithë qytetarët e tjerë të botës.

Ai gjithashtu është shprehur që Kosova nuk duhet të harrojë që ishte Franca i dyti shtet që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pas shpalljes së saj. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori