Nxirret trupi i serbit të mbytur
Pëlqej
Pas një pune një mujore, nga liqeni i Gazivodës në Zubin Potok është nxjerrë trupi i pajetë i serbit, Aleksandër Miletiç nga Mitrovica.

“Mbrëmë rreth orës 20:10 është nxjerr nga liqeni i Gazivodës një tgrup i pajetë. Pas identifikimit nga ana e familjarëve, është konstatuar se bëhet fjalë për Aleksandar Miletiq, i cili është gjetur në afërsi ku kishte ndodhur aksidenti mes dy barkave”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhilko Bojiç.

Ky ishte i fundit serb që u gjend në liqenin e Gazivoidës, pasi para tij janë nxjerrë edhe trupat e tre të rinjve të tjerë po te etnisë serbe, Petar Mirkoviçit, Vlladan Stashiçit dhe Dushan Nikoliçit. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori