Nusja rreh vjehrrin në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi që e njejta ka sulmuar fizikisht vjehrrit e saj, duke i bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Shtuar më 14/09/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori