Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” në Peshkopi ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një bisedë me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, para se ta përjashtonte nga grupi parlamentar.
“Nuk kisha ndërmend, por po jua tregoj. Para dy muajsh bëmë një muhabet me të dhe i them unë, Lul mos u përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. Hotianët e kanë pasur një fjalë, ndihma e Zotit pushka e Hotit.
Po. Tha, tani, çfarë do të thotë? Ndihma e Zotit, penda ime. Edhe Bashët edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, por ti nuk numëron asgjë përveç humbje” tha Berisha./albeu.com