Nurellari: Marrëveshje politike ose zgjedhje të jashtëzakonshme
Pëlqej
Këshilltari politik i Hashim Thaçit, Adri Nurelllari ka thënë se ose partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një konsensus politik për të mirën e Kosovës, ose ndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nurellari ka kritikuar shoqërinë civile, duke thënë se ajo po rri pasive, edhe përkundër se është bërë një bllok partiak, i cili nuk e ka votën e shumicës së qytetarëve.

"Pushtetin e jep vota, kutia, jo tavolina dhe as dallaveret. Partitë që lidhën koalicion nuk panë patur as fijen e mbështjetjes nga populli", tha Nurellari për RTK1.

Adri Nurellari u shpreh se ose partitë duhet të pranojnë të ulen dhe të gjejnë konsensus për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori