Procesi i
numërimit të
votave për zgjedhjet e 6 tetorit po arrin drejt fundit. Tashmë kur kanë kaluar 10 ditë nga mbajtja e
zgjedhjeve kanë mbetur po numëruar edhe rreth 26 mijë vota.
KQZ, gjatë ditës së sotme do të numërojë 24 mijë votat me kusht dhe rreth 2 mijë vota të personave me nevoja të veçanta.
Këto vota do të numërohen pas përfundimit të
numërimit të
votave të mërgatës.
Ndërkohë që sot në orën 09:30 Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Qendrës së
Numërimit të Rezultateve për rinumërim të
votave në disa vendvotimeve.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 08:16