Nuk votoj as Hashim Thaçin, as Haradinajn për kryeministër
Pëlqej
Deputeti Armend Zemaj nga LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësësisht se partia të cilës i përket e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Gjatë një interviste për Radio Dukagjinin, Zemaj tha se këtë qëndrim ka kohë që e ka marrë dhe nuk zmbrapset nga vendimet e tij.

“Unë personalisht si Armend Zemaj, ideal politik e kam krejt diçka tjetër nga ajo çka mendojnë PDK dhe grupet të cilat e kanë shkatërruar dhe i kanë bërë dëme Kosovës. Unë jam në një krah tjetër dhe përfaqësoj krejtësisht një trup tjetër elektorale karshi PDK-së dhe disa grupeve tjera. Nuk ka pozitë e as shumë të parave që mund të bindin Armend Zemajn që të votoi për Partinë Demokratike të Kosovës”, dekalroi ai.

Armend Zemeaj është shprehur se ka qenë ideja e tij dhe e të gjithë anëtarësisë që kryeministër të jetë Isa Mustafa.

Deputeti i LDK-së u shpreh se Hashim Thaçi është e keqja e këtij vendi, ndërsa për Haradinajn theksoi se ai nuk ka marrë votat për ta merituar postin e kreut të qeverisë. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori