Shpërndante të “bardhë”, kapet shqiptari në Itali, kishte fshehur kokainën në një krehër flokësh

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në Itali, pasi akuozhet për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu shqiptar është arrestuar në qytetin e Fidenza, teksa po shperndante lëndë narkotike, kokainë.

Shqiptarit iu gjetën pothuajse 1200 euro të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera, materiale për paketimin e drogës dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura me zgjuarsi brenda një krehëri flokësh./Albeu.com/