Nuk respektuan rregullat e qeverisë për lokalet, arrestohen tre persona në Kosovë
Janë
arrestuar dy persona në raste të ndryshme në Prizren, por me arsyen e njëjtë.
Të dyshuarit në lokalet e tyre të ndara nuk kishin
respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Me vendim të Prokurorisë së Prizrenit që të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull.
Për mos-respektimin e vendimit të qeverisë është
arrestuar edhe një person në Suharekë. I njëjti në lokalin e tij nuk kishte
respektuar vendimin e qeverisë dhe me vendim të prokurorit pas intervisimit është dërguar në mbajtje.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 09:20