Nuk pritej, Haradinaj: Pas dorëheqjes më kontaktuan shumë kryeministra, por jo Rama
Ramush Hararinaj spjegon arsyet e dorëheqjes së tij për televizionin T7 në Kosovë.

Ai ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij si dhe ka konfirmuar raportet e ftohta me homologun e Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk kishte reaguar direkt për thirrjen e tij nga Gjykata Speciale.

"Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Mojsiu që ishte dhe këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema" – tha Haradinaj që i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar pas vendimit të tij.
Shtuar më 22/07/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori