Nuk pranojnë ndalesën por arrestohen
Një person është arrestuar nga Policia së Kosovës, pasi mbrëmë rreth orës 21:00 nuk ka respektuar ndalesën për qarkullimin e veturave në disa rrugë të qytetit dhe ka sulmuar dy policë.

“Te rrethi Amadeusit, në rrugën “Tirana” rreth orës 21:00, janë sulmuar dy polic nga një qytetar, i cili ka tentuar të hyj në qytet ku është zbatuar ndalesa për qarkullimin e veturave në disa rrugë të Prishtinës”, kanë bërë të ditur për KALLXO.com burime brenda Policisë.

Personi në fjalë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.


Shtuar më 01/02/2018, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori