Edhe pse ka mundur të konfirmojë ose mohoj
kandidimin për
president, Veton
Surroi në një emision në RTK ka lënë gjithçka të hapur në garën për
president. Përmendja e tij për kandidat të mundshëm nga LDK-ja,
Surroi tha se është balonë provuese e spekulimeve. “Nuk dua t’i kontribuojë kësaj atmosfere spekulative, por gjërat do të jenë më të qartë në fillim të vitit ardhshëm”, ka thënë
Surroi duke mos mohuar
kandidimin.
Ai e ka kritikuar presidenten Jahjaga për deklaratën e djeshme në Ditëlindjen e PDK-së, duke e parë si anim ndaj një partie të caktuar që nuk do të duhej të bëhej nga Presidentja.
Surroi i ka quajtur të pahijshme edhe aksionet e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionëve serbe, duke thënë se dhuna nuk i jep imazh të mirë Kosovës. Ndërkohë, duke folur për “puçin” e famshëm të shoqërisë civile ai ka thënë se gjithçka ka qenë paranojë e pushtetit dhe s’ka pasur asnjë organizim.
Shtuar më 18/10/2011,
ora 22:58