"Nuk përjashtohet mundësia që Greqia të njohë Kosovën"
Pëlqej
Shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, është shprehur se shteti i saj ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashton një mundësi.

"Në princip nuk e përjashtojmë njohjen", tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB.

Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil.

Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Ajo ka përmendur anëtarësimin e Kosovës ë FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, derisa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH. /albeu.com/

Diplomatja greke tha se Kosova ka një përspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah.
Shtuar më 17/01/2015, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori