Boksieri meksikan vendos bast se kombi i tij do të prekë finalen e Kupës së Botës në Katar

Kombëtarja e Meksikës nuk është një nga favoritët për të prekur finalen apo për ta fituar Kupën e Botës Katar 2022, por dikush mendon ndryshe.

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez ka vënë bast një shifër të lartë parash, e cila ende nuk dihet se sa, që Meksika do të jetë në finalen e Kupës së Botës.

Boksieri meksikan është marrë në pyetje gjatë vizitës së tij në Meksiko City në lidhje me kombëtaren e Meksikës dhe ndonëse mendon se mund të etiketohet si i çmendur, ai tha se u beson plotësisht skuadrës së Gerardo Martinos dhe gjithashtu është optimist se Meksika do të jetë në fianle.

“Ndoshta do të tingëlloj i çmendur, por vë bast se Meksika do të jetë në finale”, është shprehur boksieri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2022 10:31