Perëndimi i dha një “shuplakë” të rëndë Rusisë, por a e parandalon kjo gjë pushtimin e Ukrainës?

The Economist

Vendet përëndimore kanë miratuar paketën e parë të saksioneve ekonomike kundër Rusisë, pas njohjes së pavarsisë së dy enklavave të shkëputura në Ukrainën lindore dhe vendosjes së trupave ruse në ato zona.

Më 22 shkurt SHBA-ja, Britania dhe BE-ja vendosën sanksione duke ngrirë asetët e oligarkëve rusë dhe fëmijëve të tyre, bankave dhe parlamentarëve dhe kërcënuan se do të marrin masa më të ashpra nëse trupat ruse sulmojnë territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Më i papritur, sigurisht ishte vendimi i Gjermanisë për të pezulluar gazësjellsin Nord Stream 2 (NS2), një tubacion që synonte transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani.

Për disa, duke përfshirë disa ish-zyrtarë republikanë në SHBA, përgjigja transatlantike deri më tani ka qenë e sigurt, jo më pak në shkallën e koordinimit diplomatik dhe përdorimin e inteligjencës për të ekspozuar dhe prishur planet ushtarake të Rusisë, raporton abcnews.al

Por lind pyetja nëse sanksionet janë në sinkron me sulmin e Rusisë ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe nëse ato mund ta pengojnë Putinin nga dërgimi i 190,000 trupave që ai tashmë ka grumbulluar në kufijtë e Ukrainës.

Më 21 shkurt, Vladimir Putin nënshkroi traktatin e “miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke” me dy shtetet separatiste të mbështetura nga Rusia, “republikat popullore” të Donetskut dhe Luhanskut. Ai njoftoi se do të dërgonte trupa “paqeruajtëse” në enklavat. Një ditë më vonë, Putin vendosi trupat në zonat separatiste.

Rusia njoftoi gjithashtu evakuimin e diplomatëve të saj nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës.

Sanksionet perëndimore nuk janë ende përgjigja që Perëndimi ka premtuar nëse Rusia pushton Ukrainën.

Fillimisht, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thanë se vendosja e planifikuar e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk vetëm zyrtarizoi praninë e fshehur të trupave për gjatë 8 viteve. Por më 22 shkurt presidenti Joe Biden ndryshoi kursin, duke i përshkruar ngjarjet si “fillimin e një pushtimi rus të Ukrainës”.

Dhe nëse Rusia vendos të ndërmarrë hapa të tjerë, ne jemi të përgatitur të vendosin saksione më të ashpra.

“Biden urdhëroi trupat amerikane të vendosura tashmë në Europë që të vendoseshin në rajonin e Balltikut dhe Poloni, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së vendeve në kufi me Ukrainën.

Përëndimi dëshiron të demonstrojë vendosmërinë e tij përballë kërcënimeve dhe veprimeve të deritanishme të Rusisë. Por gjithashtu kërkon t’i lërë hapësirë ​​diplomacies dhe të ruajë unitetin perëndimor kundër një pushtimi të gjithanshëm.

Kjo varet nëse njohja e Donetskut dhe Luhanskut nga Putin është një qëllim në vetvete, apo një hap drejt një lufte më të gjerë. Amerika dhe Britania janë të bindur se është kjo e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çdo gjë do të varet nëse Rusia vazhdon të planifikojë një sulm në shkallë të plotë.

Gjatë një konferencë për shtyp, Putin u pyet nëse trupat ruse do të dislokoheshin vetëm në zonat e kontrolluara nga dy rajonet separatise, apo nëse do të kërkonin të pushtonin të gjithë territorin për të cilin pretendojnë liderët e tyre, shumica e të cilave është ende në duart e qeverisë ukrainase.

Putin tha : Është e pamundur të parashikojmë skenarin. Kjo do të varet nga situata në terren.”

Dmitri Trenin sugjeroi që, pas muajsh të vendosjes së trupave ushtarake dhe vendosjes së sanksioneve, njohja e rajoneve mund të ketë qenë mënyra më pak e rrezikshme për Putinin për të shmangur dërgimin e trupave të tij në shtëpi. Por aq e ashpër ishte retorika e Putinit kundër Ukrainës, një shtet që ai e cilësoi si një shpikje bolshevike, sa Trenin nuk do të përjashtonte mundësinë e një pushtimi.

Vendosja e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk, vuri në dukje ai, rrit rrezikun e konfliktit nëse trupat ruse do të lëndohen në shkëmbimet e zjarrit përgjatë vijës së frontit.

Shpresa për një zgjidhje diplomatike po zbehet.

Në orët e para të 21 shkurtit, Macron njoftoi se Putin dhe Biden kishin rënë dakord në parim për të mbajtur një samit tjetër për të shmangur luftën. Putin nuk e konfirmoi kurrë këtë. Ai tha gjithashtu se të ashtuquajturat marrëveshje të Minskut të viteve 2014-2015, të cilat supozohej të zgjidhin statusin e Donetskut dhe Luhanskut dhe të cilat Franca dhe Gjermania ishin përpjekur t’i ringjallnin, kishin vdekur tashmë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi një takim të planifikuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që ishte planifikuar për më 24 shkurt. Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë për javë të tëra ka duruar kritikat se Gjermania ka qenë shumë pasive. Aleatët u mërzitën me refuzimin e vendit për të armatosur Ukrainën dhe ngurrimin e saj për të vendosur sanksione më të ashpra, siç është largimi i Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Pika më kritike ishte NS2, një tubacion i përfunduar, por ende jo funksional, i projektuar për të dyfishuar dërgesat e gazit nga Rusia në Gjermani. Kritikët, duke përfshirë aleatët e Europës Lindore, si dhe administratat e njëpasnjëshme amerikane, thanë se NS2 do të jepte mundësinë Rusisë për të përdorur gazin si një armë gjeopolitike, raporton abcnews.al

Kritikët dhe admiruesit u befasuan kur Scholz deklaroi më 22 janar se ai do të pezullonte NS2. Lëvizja e Putinit, tha Scholz, ishte “e njëanshme, e pakuptueshme dhe e padrejtë” dhe ishte koha për të marrë vendimin e duhur. Për të qenë të qartë certifikimi i NS2 është ndërprerë, nuk është hequr.

Scholz udhëzoi ministrinë e ekonomisë së Gjermanisë të tërhiqte vlerësimin e saj, të lëshuar në tetor, se NS2 nuk përbënte rrezik për sigurinë e furnizimeve energjetike të Europës. Ai verdikt ishte një parakusht që rregullatorët të fillonin vlerësimin e NS2. Ndërkohë, Scholz tha se Gjermania do të duhet të diversifikojë burimet e saj të gazit (Rusia përbën pak më shumë se gjysmën e importeve gjermane).

Për momentin, nuk do të ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet europiane me energji. Dmitri Medvedev, nënkryetari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe një ish-president, kërcënoi se europianët do të paguanin 2000 euro (2266 dollarë) për 1000 metra kub gaz.

Pse Scholz mori vendimin pikërisht tani?

Lëvizjet e Putnit minuan strategjinë franko-gjermane për ringjalljen e negociatave të detajuara mbi marrëveshjet kushtetuese brenda Ukrainës. Kancelari mund të ketë dashur gjithashtu të parandalojë rrezikun e ndërhyrjes së Amerikës për të pezulluar vetë NS2, siç kishte kërcënuar Biden në fillim të këtij muaji.

Dhe duke marrë vendimin tani, Scholz ka siguruar një pozicion të qëndrueshëm për Gjermaninë për sanksionet brenda BE-së. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian tha se anëtarët kishin arritur një marrëveshje politike për një përgjigje “të kalibruar”, duke përfshirë sanksionet ndaj bankave dhe oligarkëve rusë, si dhe tregtisë me rajonet separatiste.

Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm francez, tha se vendimi kishte qenë unanim, pavarësisht kundërshtimit nga Hungaria; sanksionet do të përfshijnë rreth 350 anëtarë të parlamentit rus, të cilët do të dënohen pasi votuan për t’i kërkuar Putinit të njohë qeveritë në Donetsk dhe Luhansk.

Britania, jo më anëtare e BE-së, tha se do të përdorte “peshën e saj ekonomike për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”. Kjo përfshinte ngrirjen e aseteve të pesë bankave ruse. Pasuritë e disa oligarkëve – Genadi Timchenko, njeriu i gjashtë më i pasur i Rusisë, dhe Boris dhe Igor Rotenberg, janë ngrirë gjithashtu.

Madje të tre prej tyre kishin qenë prej kohësh subjekt i sanksioneve amerikane. SHBA-ja ishte e para që u përgjigj më 21 janar duke ndaluar investimet, tregtinë dhe financimin e rajoneve të shkëputura, dhe vendosi sanksione në këto zona.

Të nesërmen, SHBA-ja tha se sanksionet synonin dy banka të mëdha ruse dhe ngrirjen e aseteve të individëve, mes tyre anëtarë të familjeve të personaliteteve më të afërt me Putinin. Bob Menendez, demokrat i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, tha pavarësisht vendimit të Gjermanisë, Amerika duhet t’ia bëjë të qartë Putinit pasojat e rënda nëse pushton Ukrainën.


Shtuar 23.02.2022 12:14