Nuk lejojnë kalimin e EULEX-it
Është shtuar numri i serbëve në barrikadën në Zupç, në rrugën që çon në Bërnjak, pas paralajmërimeve se andej do të kalojë autokolona e KFOR-it dhe EULEX-it.
Serbët kanë thënë se do të lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-ti.

Në rrugët tjera në Kolashinin e Ibrit, serbët bëjnë “kujdestari” që të ndalojnë kalimin e automjeteve të EULEX-it, derisa KFOR-it i është lejuar kalimi nga jugu i Mitrovicës në drejtim të Bërnjakut dhe Ribariqit, raporton Beta.

Në Jagnjenicë serbët ende e mbajnë të bllokuar rrugën që qon te fshati shqiptar i Çabrës, nga ku anëtarët e misionit ndërkombëtar qarkulloni për në veri të Kosovës.

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se KFOR-i nuk duhet të heq barrikada, “sepse kjo po kontribuon në rritjen e tensioneve”.

Shtuar më 04/11/2011, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori