1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Nuk kënaqen nga pagat e mira, Posta kërkon edhe më tepër nga qeveria
Kryesia e Shoqatës Sindikale të PunëtorëvePostësKosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëvePostës.

Kërkesat e punëtorëvepostës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Po ashtu qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e PostësKosovës.
Shtuar më 13/09/2018, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori