Nuk kënaqen, Haradinaj ia rrit buxhetin vetes
Buxheti i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit pritet të jetë më i lartë për 1.8 milion euro në vitin që vjen. Sipas kategorive, u planifikuan 5 milionë euro më shumë për të blerë mallra dhe shërbime përderisa investimeve kapitale buxheti iu zvogëlua për 5 milionë euro.

Me projekt-buxhetin për vitin 2019, Zyra e Kryeministrit do të këtë një buxhet prej 18 milionë e 434 mijë e 39 euro.

Më shumë se gjysma e këtij buxheti apo mbi 9.9 milionë euro do të shpenzohen për mallra dhe shërbime.

Kjo kategori e shpenzimeve merr pjesë në buxhetin e përgjithshëm 53.9 për qind. Pas kësaj kategorie të shpenzimeve radhiten shpenzimet që shkojnë për paga dhe mëditje në vlerë prej 4.9 milionë euro apo 26.6 përqind. Me 16.3 përqind apo mbi 3 milionë euro bëjnë pjesë shpenzimet komunale.


Shtuar më 02/11/2018, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori