Mbappe mposht koronavirusin, Tuchel e ka ende në dyshim

Kylian Mbappé (21-vjeç) kthehet në dispozicion të trajnerit Thomas Thuchel. Dy javë pasi ishte testuar pozitiv me Koronavirusin, sulmuesi i Paris Saint-Germain është shëruar plotësisht dhe duket në gjendje për të dhënë kontributin e tij të dielën, ndaj Nice, në kuadër të javës së katërt të Ligue 1.

“Mbappe është me skuadrën, por nuk e di nëse do të luajë titullar. Është diçka që do të vendoset nga ne të ty. Do të flasim para dhe pas stërvitjes. Para se të fillojë seanca kolektive, mendoj se do të jetë me grupin, por duhet të flas me të për të zbuluar nëse ndihet mirë,” – tha Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës.


Shtuar 19.09.2020 16:03