Nuk ka seancë këtë javë
Pëlqej
Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina është shprehur se nuk do të mbahet këtë javë seanca konstetuive e parlamentit.

Brovina, e cila është edhe përfaqësuesja më e vjetër e Kuvendit tha se po bëhën përgatitje për mbajtjen e seancës, por se nuk beson se do të ketë mbledhje këtë javë.

“Jo, këtë javë nuk besoj se do të mbahet seanca konstituive”, tha Brovina për Politiko.net.

Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, në takimin e mbajtur të hënën i kanë bërë thirrje deputetes Flora Brovina që sa më shpejt ta thërras vazhdimin e seancës konstituive.

Mospasja e një kryetari dhe nënkryetari të parlamentit, ka bërë që Kosova të përfshihet në një krizë politike, nga e cila ka disa muaj që nuk po del. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori