Raporti i autopsisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje,
Astrit Deharit, është gati, por nuk do të dorëzohet këtë javë.
"
Raporti i autopsisë është i gatshëm, mirëpo i njëjti varet edhe prej ekspertizave të tjera nga forenzika.
Ka gjasa që dorëzimi i këtij
raporti nuk do të ndodh gjatë kësaj jave", kanë bërë të ditur burime të "Indeksonline".
Lidhur me këtë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, nuk e ka përjashtuar se mund të ndodhë diçka e tillë.
"Nuk e di a do të na dorëzohet nesër
raporti i autopsisë për
Astrit Deharin.
Po nëse e do mendimin tim, unë do kisha dëshirë që ky raport me dalë nesër, pasi që i kishim sqaruar disa gjëra", ka thënë kryeprokurori Hoxha.
Ndërkohë kanë kaluar rreth dy jave nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes
Astrit Deharit, ndërsa autoritet ende nuk kanë dalë në përfundimin se mbi kë rëndon vdekja e Astritit. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016,
ora 15:25