Blloku LDK-AAK-NISMA nuk po arrin të nënshkruajë marrëveshje me Lëvziojen Vetëvendosje.
Pas kësaj, Isa
Mustafa tha se nëse do të arrihej marrëveshje me VV-në, ajo do të ishte në
aspektin parimor dhe jo në
aspektin sesa e ndihmojnë palët njëra-tjetrën.
“Nuk kemi kushte nga Vetëvendosja. Ne kemi diskutuar për parime dhe deri tani i kemi përafruar qëndrimet për të cilat po punohet që të shkohet edhe më tutje”, ka thënë
Mustafa.
Ndërsa, i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj shpreson që deri më 12 shtator të arrihet marrëveshje dhe
blloku të shkojë në seancën konstetuive me Lëvizjen Vetëvendosje./albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014,
ora 14:53