Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava
Novotna ka deklaruar se EULEX-i nuk ka një listë sekrete të arrestimit veç të serbëve.
Ajo tha se serbët e shohin me tendencë misionin e EULEX, duke u ankuar se misioni evropian ka si synim të arrestojë vetëm serbët.
“Ligji nuk parasheh ekzistimin e aktakuzave të fshehta dhe të vulosura. Natyrisht ka hetime që janë duke u zhvilluar dhe që përfshijnë pjesëtarë të gjithë nacionaliteteve”, tha
Novotna për Koha.net.
Disa politikanë serbë në veri kanë dalë me deklaratat se EULEX dëshiron të arresojë ata, vetëm e vetëm për të
krijuar baraspeshë mes shqiptarëve dhe serbëve në arrestime.
Madje, Oliver Ivanoviç, i vënë nën shenjestrën e drejtësisë së misionit të EULEX-it ka shkuar deri atje, duke e akuzuar EULEX-in se ka për qëllim spastrimin etnik të vendit nga serbët. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014,
ora 17:18