Nuk ka lista sekrete për arrestim serbësh
Pëlqej
Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Bernd Borchard është shprehur se nuk ka nga ana e EULEX-it kurrfarë listash sekrete për arrestim serbësh.

Borchard ka siguruar të gjithë serbët në veri që të mos shqetësohen, në rast se nuk kanë kryer vepra penale.

Ai ka shtuar se rebelizmat e serbëve në veri kundrejt misionit evriopian në Kosovë janë thjesht një propagandë që ushqehet nga serbët lokalë në veri, transmeton "Politika" e Beogradit.

"Njerëzit duhet të mos udhëhiqen nga liderë të pastër dhe jo që kanë kryer vepra panele e aq më tepër krime. Politika në Ballkan ka nevojë të pastrohet, kushdo qofshin personat që kanë kryer vepra penale dhe çfarë do lloj etnie të kenë ata", ka thënë Borchard.

Bernd Borchard ka folur edhe për rastin e Oliver Ivanoviçit, duke thënë se pavarësisht se Serbia ka ngritur zërin që lideri lokal serb të gjykohet në liri, kjo nuk mund të zbatohet, pasi ligji e parasheh ndryshe. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori