Nuk ka kryeministër tjetër veç Hashim Thaçit
Pëlqej
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se vetëm Hashim Thaçi mund të jetë kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se zërat për një kryeministër tjetër konsensual duhet të shuhen, pasi kreu i qeverisë duhet të jetë personi që ka marrë më shumë vota dhe ky është Thaçi.

"PDK është e obliguar ta implementojë këtë vullnet qytetar”, është shprehur Krasniqi për Epoka e Re.

Sipas tij, LDK-AAK-NISMA nuk është gjë tjetër, veçse inat politik kundër kryeministrit aktual. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori