Nuk ka bombë në urën e Ibrit
Pëlqej
U verifikua "pakoja" misterioze mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Policia, pasi ka kryer hetimet, ka konstatuar se brenda pakos nuk ka patur asgjë.

Në këtë mënyrë, kanë rënë poshtë dyshimet se në pako mund të kishte ndonjë mjet shpërthyes.

“Është një ambalazh i mjeteve piroteknike të përdorura, e të cilat dyshohet që rrjedha e lumit Ibër t’i ketë sjellë aty. Tashmë ura është e lirë për qarkullim për këmbësor më të dy anët dhe nuk ka më asnjë shqetësim”, tha Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës.

Ai ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për vendosje të qëllimtë të pakos mbi urë. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori