Nuk ka bisedime me Serbinë pa njohje të Kosovës
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje thekson se nuk do të ketë bisedime me Serbinë, nëse ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një intervistë për emisionin e KTV-së Rubikon tha se VV-ja nuk do të shkelë mbi marrëveshjen e arritur nga VLAN, ku parashihet që dialogu të zhvillohet kur shtetet të njihen në mënyrë reciproke me njëra-tjetrën.

Ymeri i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës, se megjithëse ky subjekt ka fituar më shumë vota, realisht është pakicë në parlament dhe ndaj duhet ta lejojë debatin në Kuvend.

Sipas Visar Ymerit PDK-ja duhet ta kuptojë që është pakicë dhe se askush nuk do që të bashkëpunojë me të. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori